Tingulli i ZOTIT & i JETËS! Aulon Naçi, RRËFIMI I PAZAKONTË për muzikën, artin & drejtimin e Operas cover art

Tingulli i ZOTIT & i JETËS! Aulon Naçi, RRËFIMI I PAZAKONTË për muzikën, artin & drejtimin e Operas

Tingulli i ZOTIT & i JETËS! Aulon Naçi, RRËFIMI I PAZAKONTË për muzikën, artin & drejtimin e Operas

Listen for free

View show details

About this listen

Në këtë episod të Kinotekë n’Sol, i ftuar është ⁠Aulon Naçi⁠ – kompozitor, dirigjent dhe drejtor i Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit – në një bisedë të thellë, të qetë dhe pa filtra mbi artin, muzikën, jetën dhe përgjegjësinë publike. Nga fëmijëria në Vlorë dhe vitet e para në Muradie, te largimi nga Shqipëria në vitin 2001 dhe formimi i gjatë në Itali, ai rrëfen një rrugëtim personal e profesional që ndërthur disiplinën, sakrificën, kujtesën dhe humorin, pa romantizuar vështirësitë. Biseda ndalet te muzika si përvojë ekzistenciale – e bukura, heshtja, frika, sakralja dhe “nota e Zotit dhe e vdekjes” – por edhe te keqkuptimet e publikut ndaj muzikës klasike dhe asaj bashkëkohore: çfarë është muzika e mirë dhe a edukohen veshët? Në pjesën institucionale, Aulon Naçi flet hapur për sfidat e drejtimit të Operas Kombëtare, reformimin dhe standardet, marrëdhënien me artistët, publikun dhe diasporën, si dhe për vizionin e tij në prag të vitit të dytë në krye të TKOBAP, duke prekur edhe kalendarin artistik 2026 dhe ambicien për ta kthyer operën dhe baletin nga event në kulturë të qëndrueshme.

No reviews yet
In the spirit of reconciliation, Audible acknowledges the Traditional Custodians of country throughout Australia and their connections to land, sea and community. We pay our respect to their elders past and present and extend that respect to all Aboriginal and Torres Strait Islander peoples today.