Një ngjarje dy të vërteta cover art

Një ngjarje dy të vërteta

Një ngjarje dy të vërteta

By: Top Albania Radio
Listen for free

About this listen

Kush mendon se ka një të vërtetë, gabon. Mund të ketë një diell, një hënë e qiell, por jo një të vërtetë. Jetojmë në një kohë kur secili ka të vërtetën e tij. Madje jetojmë në një kohë kur për një ngjarje ka dy ose më shumë të vërteta. A nuk ndodh kështu kur dëgjojmë llogjet e politikanëve nëpër foltore, sukseset e dyshimta të qeverisë, apo premtimet butaforike të opozitës? A nuk e ndjejmë këtë te formalizmi shoqëror dhe konformizmi publik?! Nuk ndodh kështu kur flasim për rrugët, shkollat, shëndetin, rendin e sigurinë, ajrin, ujin, rregullin publik e pastërtinë?! Nuk ndodh kur humb jeta e një të riu në aksident apo krim, e një të moshuari në azil apo në harrim?! A nuk ndodh kështu kur raportojmë e flasim për paratë publike dhe ekonominë?! Gjetja e mesit të artë për të pretenduar se ka një të vërtetë është e barabartë me utopinë. Pra të gjitha këto dhe jo vetëm këto, kanë dy anët e medaljes dhe realitetit, njërin formal e tjetri prej vërteti, ky i dyti shpesh i pathënë, i mohuar apo shtrembëruar. Ndaj mëkati profesional na thërret në ndërgjegje që t’i themi disa të vërteta në realitetet e veta. Të vërteta që mund të jenë njëherësh tragjike, herë herë dramatike, por brenda fshehin edhe pjesën e tyre komike. Top Albania Radio sjell disa prej ngjarjeve që shënjojnë politikën, ekonominë, aktualitetin, artin dhe sportin në një këndvështrim me titull “Një ngjarje dy të vërteta”.© 2022 Top Albania Radio Politics & Government Social Sciences
Episodes
  • Teze e dajallarë në garë për ‘titullarë’ – Një lajm dy të vërteta – 03/08/2025
    Aug 4 2025

    Muaji korrik u shoqërua nja ngjarje mjaft interesante. Telenovela Lapaj-Shabani ishte ‘hiti’ i verës. Nuk ngelen pas edhe Muçi e Bardha, rigoni pa faturë e lirimi i hapësirave publike. Këto e plot të tjera në “Një lajm dy të vërteta” për muajin korrik.

    Show More Show Less
    10 mins
  • Nga akademia e barinjve te ajo politike, PS ‘shkollë’ deputetëve! – Një lajm dy të vërteta – 06 korrik 2025
    Jul 7 2025

    Shkollë për të mësuar deputetët si të sillen. Kjo është risia më e fundit e PS. Sezonin e ardhsh parlamenti do të jetë ‘flakë’ apo thjesht ‘flluskë’. Rinumërimi del me keq se numërimi, çudirat s’kanë fund. Bastin Rama-Farage vijon e shumë të tjera në ngjarjet e muajit qershor!

    Show More Show Less
    9 mins
  • Beteja sapo ka filluar… – Një lajm dy të vërteta – 01 qershor 2025
    Jun 2 2025

    Partia Demokratike dhe koalicioni i saj pësuan një humbje zhgënjyese në zgjedhjet e 11 majit, me Partinë Socialiste që mori 83 mandate dhe PD 50. Si çdo herë zgjedhjet nuk njihen, u vodhën, u transformuan, dhe po beteja sapo ka filluar. Nuk mund te kemi njeherë të vetme një parti që njeh rezultatin e zgjedhjeve…/ Por çfarë ndodh më pas, grevë urie, pasaportë europiane, Zegjine apo asgjë e re. Presim e shohim ose për më tepër dëgjohemi në “Një lajm dy të vërteta” të kësaj fundjave…

    Show More Show Less
    8 mins
No reviews yet
In the spirit of reconciliation, Audible acknowledges the Traditional Custodians of country throughout Australia and their connections to land, sea and community. We pay our respect to their elders past and present and extend that respect to all Aboriginal and Torres Strait Islander peoples today.