Episodes

  • Sportistët Shqiptarë janë Heronj! - Krist Martiro SHPËRTHEN - DJ Martyr & Dashuria për Artin
    Apr 15 2026

    Një intervistë ndryshe me Krist Martiro, ku asgjë nuk lihet pa u thënë! Nga historia e lindjes së dj “Martyr” dhe netët që i ndryshuan jetën, te kritikat e forta ndaj mediave për etjen për klikime, Martiro vjen më i drejtpërdrejtë se kurrë.Në këtë episod, ai flet hapur për sportin shqiptar dhe problemet serioze që e kanë çuar në degradim, ndan momente personale nga jeta e tij dhe surprizon me rrëfime mbi dashurinë dhe besimin. Një kombinim emocionesh, debateve të forta dhe reflektimeve të sinqerta që e bëjnë këtë intervistë një nga më të veçantat.

    Show More Show Less
    1 hr and 27 mins
  • Pikturoj Dhimbjen & Nudot - Gazmend Leka në një bisedë provokuese për Artin & Kombin
    Apr 9 2026

    Një nga piktorët më të thellë dhe më reflektivë shqiptarë, Gazmend Leka, vjen në “Kinotekë n’Sol” në një intervistë ndryshe nga të gjitha të tjerat.Nga ekspozita e re që pritet në tetor, te veprat që trajtojnë traumat kolektive shqiptare si “Viti 0”, kjo bisedë zbërthen raportin mes artit dhe historisë. Leka flet hapur për frymëzimin e tij, për nudon femërore dhe për refuzimin e standardeve artificiale të bukurisë.

    Një moment i fortë i intervistës është rrëfimi mbi ekspozitën për krimet në Kosovë, ku arti shndërrohet në akt kujtese dhe qëndrimi moral. Në vijim, diskutimi thellohet te gjuha shqipe si një “thesar primordial”, me referenca te Petro Zheji dhe lidhja mes gjuhës dhe mendimit.Intervista mbyllet me një analizë të fuqishme mbi simbolikën e flamurit shqiptar – shqiponjën dykrenore dhe ngjyrën e kuqe – si elemente që mbajnë brenda historinë dhe identitetin tonë.Një bisedë e thellë, filozofike dhe provokuese mbi artin, shoqërinë dhe shqiptarinë.

    Show More Show Less
    1 hr and 37 mins
  • Armand Sallabanda në një bisedë PA FILTRA – Nga Fotografia e Vërtetë te “Pjeshkat e Instagramit”
    Apr 1 2026

    Një intervistë ndryshe me fotografin Armand Sallabanda, ku arti, shoqëria dhe realiteti përplasen pa kompromis. Nga filozofia e fotografisë dhe vlera e autenticitetit, te kritikat e forta ndaj brezave të rinj, rrjeteve sociale dhe sistemit arsimor shqiptar, kjo bisedë sjell një perspektivë të drejtpërdrejtë dhe provokuese.Sallabanda ndalet te ndryshimi i marrëdhënieve njerëzore në epokën e teknologjisë, analizon sensualitetin dhe perceptimet gjinore, si dhe zbulon prapaskena nga puna e tij me figura të njohura publike dhe politike.Një episod që nuk kursen askënd dhe që të detyron të reflektosh mbi artin, shoqërinë dhe realitetin që jetojmë sot.

    Show More Show Less
    1 hr and 38 mins
  • “Aktorët xhelozojnë Duartrokitjet!” – Donald Shehu flet për Teatrin, Rolet Erotike & Famën
    Apr 1 2026

    Aktori Donald Shehu vjen në një bisedë të hapur dhe plot sinqeritet në podcastin Kinotekë n’Sol. Ai flet për raportin e tij me inteligjencën artificiale dhe pse beson se teknologjia nuk mund të zëvendësojë emocionet e aktorit në skenë. Gjatë intervistës diskutohen edhe dilemat e artistëve mes teatrit dhe famës në rrjetet sociale, rivalitetet mes aktorëve për duartrokitjet e publikut dhe prapaskenat e roleve intime në teatër. Ai ndan gjithashtu mendimin e tij për reality shoë-t dhe shpjegon pse nuk do të bëhej kurrë pjesë e formateve si Big Brother. Në fund të episodit, ai sjell një moment të veçantë artistik duke interpretuar në studio vargje nga “Poema e Mjerimit” e Migjenit, duke treguar fuqinë e aktrimit dhe të fjalës poetike.Një episod që kombinon reflektimin mbi artin, eksperiencat personale dhe një interpretim të ndjerë nga një prej aktorëve të teatrit shqiptar.

    Show More Show Less
    1 hr and 32 mins
  • Një Talent si Robert Zguro – Fituesi i “Gjeniu i Madh” rrëfen Komunizmin, Skenën & Jetën e tij
    Mar 18 2026

    Fituesi i spektaklit “Gjeniu i Madh”, Robert Zguro, vjen në një rrëfim të rrallë në studion e Kinotekë n’Sol. Në këtë intervistë ai flet për jetën dhe karrierën e tij, për episodet e vështira gjatë komunizmit, për fillimet në skenë, për artistët me të cilët ka ndarë rrugëtimin muzikor dhe për emocionet e fitores në spektaklin që e riktheu në vëmendjen e publikut. Nga kujtimet e para në skenë deri te pengjet dhe shpresat për të ardhmen e këngës shqiptare, kjo bisedë sjell historinë e një artisti që vazhdon të jetojë për muzikën dhe që i kërkon publikut vetëm një gjë: të mos harrojë zërat që kanë kënduar për të.

    Show More Show Less
    1 hr and 32 mins
  • Vikena Kamenica - Opera, Jazz-i, Familja & Liria e Një Gruaje në Skenë
    Mar 11 2026

    Në këtë episod të Kinotekë n’Sol, mezzosopranoja Vikena Kamenica hap zemrën dhe mendjen në një rrëfim të thellë për jetën, artin dhe sakrificat e skenës. Nga origjina familjare dhe rrënjët korçare, tek presioni i operës dhe disiplina ekstreme e një shfaqjeje 3-orëshe, deri tek dashuria për familjen dhe liria që i jep jazz-i, kjo është një bisedë që shkon përtej muzikës. Një episod për artin si mision, për gruan në skenë dhe për forcën e karakterit që ndërton një zë të madh.

    Show More Show Less
    1 hr and 30 mins
  • Bes Mustafaj: Nga Humori i Zi te Death Metal – Rrëfimi i sinqertë i një Komediani që sfidon Tabu
    Mar 4 2026

    Në këtë intervistë të plotë, Bes Mustafaj rrëfen rrugëtimin e tij nga hapat e parë në stand-up comedy dhe zgjedhja për të bërë humor të zi, te presioni shoqëror për t’u bërë artist dhe momenti i parë në skenë te 2XL që i ndryshoi gjithçka; ai flet hapur për temat tabu që trajton, për kontradiktat mes asaj që kritikon në skenë dhe realitetit personal, si dhe zbulon anën e tij muzikore si baterist i frymëzuar nga Nirvana e Metallica deri te përfshirja në një grup death metal, duke e mbyllur bisedën me humor spontan dhe të qeshura në studio.

    Show More Show Less
    1 hr and 33 mins
  • Piano mes Dhimbjes & Madhështisë! – Leksion nga Merita Rexha Tërshana për Artin & Shpirtin
    Mar 2 2026

    Në këtë episod të “Kinotekë n’Sol”, pianisja e njohur Merita Rexha Tërshana rrëfen jetën e saj mes pianove, skenës dhe pedagogjisë, në një bisedë të thellë që prek artin, filozofinë, edukimin dhe shoqërinë. Nga rritja me instrumentin më të bukur e më të vështirë, tek kritikat e forta për degradimin e shijes muzikore, nga reflektimi mbi kufijtë e Inteligjencës Artificiale në art, deri te leksioni për disiplinën dhe formimin e brezave të rinj – kjo intervistë është një udhëtim i plotë në universin e muzikës klasike dhe përgjegjësisë artistike. Një episod që flet për shpirtin, sakrificën, madhështinë dhe për atë që e bën artin të pavdekshëm.

    Show More Show Less
    1 hr and 36 mins